Me fillimin e sezonit të ri, Erling Haaland ka bërë një ndryshim të befasishëm në pamje, duke prerë shkurt flokët e tij të gjata. Në një bisedë telefonike me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiolën, Haaland i tregon modelin e ri të flokeve dhe trajneri spanjoll nuk e mban dot të qeshurën.

Në videon e publikuar nga “El Chiringuito”, biseda mes Haaland dhe Guardiolës dukej shumë gazmore dhe nuk mungojnë batutat mes tyre.

Në momentin që Guardiola pa pamjen e re të norvegjezit, nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha: “Je me fat që ke flokë. Do të doja të kisha flokë të tillë.”

Guardiola shtoi se i pëlqente modeli i ri i flokëve të Haaland dhe nëse norvegjezi nuk ishte i kënaqur me prerjen, ai thjesht mund të priste që të rriteshin përsëri.

The post Haaland pret flokët, Guardiola i bën komentin epik: Je me fat që ke flokë. Do të doja… (video) appeared first on Telesport.