Mes 30 finalistëve për “Topin e Artë” edhe këtë sezon, Achraf Hakimi nuk e fsheh dëshirën për ta fituar çmimin prestigjioz individual, por vendos mbi gjithçka sukseset e skuadrës. Mbrojtësi i PSG, i cili u rendit i gjashti vitin e kaluar, kur triumfoi shoku i tij i ekipit, Ousmane Dembélé, ëndërron një tjetër fitore pariziene.
Në një intervistë për CBS, pas fitores së madhe të PSG-së kundër Manchester City në Champions League, Hakimi foli për mundësinë që një tjetër lojtar i klubit francez ta fitojë trofeun:
“Shpresoj që një lojtar i PSG-së ta sjellë këtë trofe në Paris dhe ta festojmë së bashku me tifozët dhe skuadrën. A shpresoj ta fitoj unë? Është një çmim special dhe të gjithë duan ta fitojnë, por edhe nëse nuk ia dal, jam shumë i lumtur që jam nominuar. Për mua, gjëja më e rëndësishme janë trofetë kolektivë”.
The post Hakimi mendon për “Topin e Artë”: Shpresoj që ta fitojë sërish një lojtar i PSG-së appeared first on Telesport.
