Erling Haland shënoi në minutat e 27-të, 63-të dhe 72-të, duke e çuar totalin e tij në 12 gola për Norvegjinë në kualifikueset e Kupës së Botës. Haland ka qenë në ballë të serisë mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh të kombit të tij, dhe tregolëshi i së shtunës vjen pas pesë golave të tij në fitoren 11-1 kundër Moldavisë në shtator.
Sulmuesi i fuqishëm u bë lojtari i parë që nga Hans Krankëll në vitin 1977 që shënoi po aq gola në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Evropë.
Golat e Haland kundër Izraelit nënkuptojnë se ai tani ka shënuar 51 gola për Norvegjinë në vetëm 46 paraqitje, duke arritur këtë rekord më shpejt se disa golashënues të shquar.
Sipas Opta-s, norvegjezi e ka arritur këtë moment historik më shpejt se, Nejmari, Kilian Mbape, Harri Kejn, Robert Levandovski dhe dyshja legjendare Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
The post Haland vazhdon me rekorde të reja në futbollin ndërkombëtar appeared first on Alsat.