Ndonëse ka rreth 15 mijë banorë, në Haracinë të Shkupit ka një kohë që autobusët e transportit publik nuk qarkullojnë fare. Banorët detyrohen t’i dërgojnë fëmijët me veturë deri në lagjen Hasanbeg që të shkojnë në shkollë. Ata thonë se edhe pse janë afër kryeqytetit, përsëri nuk u është mundësuar që të kenë transport publik të rregullt.
Jo vetëm në Haracinë, por edhe në lagjen Hasanbeg është reduktuar qarkullimi i autobusëve. Një qytetar na tregoi se presin gjysmë ore në stacion, ndërsa pastaj nuk ka vend për të hipur.
Kaosin në kryeqytet dhe rrethinë e ka shkaktuar edhe mungesa e transportuesve privat, të cilët kërkojnë nga Qyteti i Shkupi të paguhen 134 denarë për një kilometër, të cilët deri tani nga Qyteti i Shkupit janë paguar vetëm 68 denarë.
Pyetëm NQP-në dhe Qytetin i Shkupit, se kur do të zgjidhet problemi, por nuk morëm përgjigje.
