Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Haradinaj theksoi vlerësimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënvizoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në çdo iniciativë.

Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah këtë angazhim pa asnjë hezitim.

Postimi i Haradinajt:

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim.