Pas lajmit për diagnostikimin e ish-presidentit Joe Biden me kancer në prostatë, ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris përmes një shkrimi shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e saj.
“Unë dhe Doug jemi të trishtuar nga lajmi për diagnostikimin e Presidentit Biden me kancer. Jemi pranë tij, Dr. Biden dhe gjithë familjes së tyre, me zemër dhe lutje në këtë periudhë,” deklaroi Harris.
Ajo e cilësoi Biden-in si një luftëtar të vërtetë dhe shprehu bindjen se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që e kanë karakterizuar gjithmonë në jetë dhe në udhëheqje.
“Joe është luftëtar — dhe e di që ai do të përballet me këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij”, shkroi Harris.
“Jemi shpresëplotë për një shërim të plotë dhe të shpejtë,” përfundoi Harris.
Photo: President Joe Biden and Vice President Kamala Harris speak before their lunch together, Friday, September 2, 2022, in the Oval Office. (Official White House Photo by Adam Schultz)
