Që nga fillimi i këtij sezoni, sulmuesi gjerman i Bayern Munich, Harry Kane, ka realizuar në tri raste nga një trigolësh. Kjo e bën sulmuesin 31-vjeçar një uragan në zonën kundërshtare, ndaj dhe po njihet me nofkën “Hurricane”.
Për sulmuesin nuk ka kohë për pushime e festime, pasi vjen sfida e radhës, ajo në Champions League. “Ne fituam dhe shijuam atë moment, por koha kalon shpejt dhe tani po përgatitemi që të përballemi me Barcelonën
” Harry Kane.“Ajo ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend për mua. Goli i parë ishte shumë i rëndësishëm, pasi ai hapi lojën dhe na dha mundësi të fitojmë. Unë gjithmonë besoj në veten time”, tha më tej sulmuesi anglez, lider për bavarezët.
Më tej, Harry Kane shtoi: “Është pjesë e të qenit sulmues që kur nuk shënon, njerëzit nisin të flasin për këtë fakt dhe aftësitë e tua. Gjithsesi, unë jam i lumtur që kam shënuar dhe ndihmoj skuadrën. Tani radha e Barcelonës”.
The post Harry Kane: Këto janë mbrëmjet që mbahen mend gjatë, gjithnjë besoj në veten time appeared first on Telesport.

