Harry Kane nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern. Edhe pse është raportuar se po mendon rikthimin te Tottenham, sulmuesi anglez ka deklaruar se ndihet shkëlqyeshëm në Mynih.
“Nuk jam i sigurt nëse do të kthehem në Angli. Jam shumë i lumtur këtu në Mynih. Nuk e kam mendjen te rikthimi. Patjetër që Tottenham është pjesë e jetës sime, por për momentin jam këtu dhe ndihem mirë”.
“Është fillimi më i mirë i çdo sezoni që kam pasur ndonjëherë. Thjesht ndihem shumë mirë. Gruaja dhe fëmijët e mi janë të lumtur. Jam i emocionuar sepse po luaj në një ekip që krijon shumë raste dhe e di që nëse kam raste, do të shënoj”.
The post Harry Kane sapo dha deklaratën që tifozët e Bayern mezi kanë pritur appeared first on Telesport.