Media argjentinase raportoi reagimet pas fyerjes së dyshuar raciste të lojtarit të Benfica, Gianluca Prestianni, ndaj Vinicius Jr. në ndeshjen e “play off”-it të Champions League në Lisbonë.

Gazeta sportive “Olé” publikoi deklaratën e ish-futbollistit francez Thierry Henry, i cili gjatë një transmetimi televiziv tha: “Do të shohim sa burrë i madh është Prestianni. Ai e mbuloi fytyrën, nuk mund të pretendojë se nuk tha asgjë”.

Po ashtu u cituan edhe fjalët e ish-yllit holandez Wesley Sneijder: “Prestianni duhet të sillet si burrë dhe të mos e mbulojë gojën kur i thotë diçka Viniciusit. Nëse do ta thotë, ta thotë pa e fshehur”.

Sipas “Olé”, UEFA mund ta ndëshkojë lojtarin deri në 10 ndeshje pezullim, pas hetimit. Arbitri François Letexier aktivizoi protokollin antiracizëm të UEFA-s (2009), që parashikon ndërprerjen e ndeshjes, paralajmërime me altoparlant dhe, nëse sjellja vazhdon, pezullimin ose ndërprerjen përfundimtare të lojës.

 

The post Henry akuzon Prestianni: E mbuloi fytyrën, s’mund të pretendojë se nuk tha asgjë appeared first on Telesport.