Pas suksesit të madh të Bodo/Glimt ndaj Interit, legjenda franceze Thierry Henry dha një mesazh të fortë për futbollin modern. “Po flasim për para, po flasim për emra…, POR ASGJË nuk e mund një ekip. Nëse ke ekip, i krijon probleme kujtdo. Nëse nuk ke ekip, nuk më interesojnë paratë e tua”, – deklaroi ai.
Henry vlerësoi mënyrën si ekipi norvegjez sulmoi dhe mbrojti si një trup i vetëm: “Ajo që bëjnë së bashku, pavarësisht kush janë, është shembull i një ekipi të vërtetë. Duhet të kujtojmë se futbolli është sport kolektiv. Kjo është ajo që futbolli duhet të jetë”.
Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë për brezin e ri: “Fëmijë, kjo është çfarë do të thotë të jesh ekip”.
The post Henry, pas mrekullisë së Bodo/Glimt: Paratë dhe emrat e mëdhenj nuk vlejnë pa ekip appeared first on Telesport.
