“Jam shumë i lumtur, është e mrekullueshme. E meritonim”.
Është ky komenti i dhënë sot nga Petar Sucic, golashënuesit të golit të fitores së Inter, 3-2 kundër Como, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Ky gol kualifikoi zikaltërit në finale. “Po humbisnim 0-2 por arritëm të fitonim. Nuk është kurrë e lehtë, e bëmë edhe në kampionat. Treguam mentalitetin tonë dhe jemi të lumtur“, shtoi më tej Sucic.
Ai shprehet se objektivi i zikaltërve tani është fitimi i të dy trofeve kombëtarë: “Do të ishte fantastike të fitoja dy trofe në vitin tim të parë këtu”.
“Doja të fitoja trofe, ndaj dhe vendosa të vija këtu në këtë klub të madh. Do të ishte e mrekullueshme. Shpresoj të vazhdojmë kështu, duke fituar ligën dhe Kupën e Italisë“, përfundoi Susic.
The post Heroi i Inter: Fitimi i dy trofeve do të ishte i mrekullueshëm, ndaj Como treguam mentalitetin tonë appeared first on Telesport.
