Hidhet shorti i Champions League, tërheqin vëmendjen dy supersfida

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, ku 16 ekipet më të mira deri në këtë fazë do të ballafaqohen me njëra tjetrën. Real Madridi do të ndeshet me Mançester Sitin, një përballje që është kthyer tashmë në rutinë të Ligës së Kampionëve. Kampionët në fuqi PSZH do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Çelsit, për finalen e humbur të Kupës së Botës për Klube verën e kaluar. Barcelona përballë do të ketë anglezët e Newcastle, ndërsa Arsenal do të përballet me Bajer Leverkusen. Atalanta do të duhet të masë forcat me Bajern Munihun. Spektakël premton edhe takimi Atletico Madrid–Tottenham, ndërsa Liverpooli ndeshet me Galatasarajin. Nga ana tjetër, Bodo-Glimt do të përballet me Sporting Lisbon. /Alsat.mk

The post Hidhet shorti i Champions League, tërheqin vëmendjen dy supersfida appeared first on Alsat.