Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime.
Aksioni është zhvilluar në hapësirën përreth tregut, ku shitësit ilegalë vendosnin tezga të improvizuara, kryesisht në ditët kur kishte më shumë blerës. Në terren kanë qenë pjesëtarë të MPB-së, inspektorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, inspektorë komunalë të Qytetit të Shkupit dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut. Janë larguar tezgat, kryesisht me fruta e perime, si dhe pajisjet e shitjes të vendosura në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Për shitësit e konstatuar janë paralajmëruar masa kundërvajtëse.
