Një mit është rrëzuar! Për herë të parë në histori, gara e maratonës për meshkuj realizohet nën 2 orë. Merita i shkon 31-vjeçarit kenian Sebastian Sawe, i cili triumfoi në maratonën e Londrës me kohën 1h59’30”.
Për Sawe, kjo është fitorja e tij e katërt në po aq maratona, me tre të parat që përfundojnë të gjitha midis 2:02:05 dhe 2:02:27. Sebastian shënon një revolucion, duke thyer një derë, duke zbritur në një dimension të ri dhe duke e çuar atletikën dhe sportin në tërësi drejt kufijve të pashkelur.
Gjëja e mrekullueshme është se përkrah tij, në vendin e dytë, duke garuar gjithashtu nën dy orë, është edhe etiopiani Yomif Kajelcha, nënkampioni botëror në 10,000 metra. Në debutimin e tij në këtë distancë, ai dha kohën 1h59’41”.
Në vendin e tretë u rendit Jakob Kiplimo (Uganda), me kohën 2h00’28”. Edhe kjo kohë ishte 7 sekonda më e mirë se ish-rekordi botëror, 2h00’35”, që ishte në fuqi që nga Çikago 2023, i vendosur nga keniani Kelvin Kiptum.
Në favor të rekordit, së bashku me përparimet teknologjike në vitet e fundit, ishte këpuca e Sawe, qw peshon 96 gramë. Por edhe kushtet e favorshme të motit, me termometrin që luhatej rreth 12 gradë Celsius në fillim dhe 15 gradë në finish.
The post Historike!!! Për herë të parë maratona realizohet nën 2 orë, keniani Sawe vendos rekord të ri appeared first on Telesport.
