Skuadra e Hjustonit arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 118-114 Indiana. Alperen Shengun me 39 pikë e 16 kërcime ishte më i miri në fushë për teksanët.
Jashtë fushe triumfon edhe Filadelfia, që falë trios Maksey-Embiid-Barlou, triumfoi 128-113 ndaj LA Klipers. Kjo trio realizoi 79 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Sharloti nuk zhgënjeu përpara tifozëve të saj, duke mundur 102-95 Nju Orlinsin. LaMelo Ball me 24 pikë u dallua për vendasit.
Ndërsa Memfisi, pas një ndeshje spektakolare, mundi 137-128 Minesota, ku Xharen Xekson ishte më efikas me 30 pikë të shënuara.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Nju Orlins, 102-95
Indiana – Hjustoni, 114-118
Memfisi – Minesota, 137-128
LA Klipers – Filadelfia, 113-128
The post Hjustoni triumfon në transfertë, fitore për Memfisin dhe Filadelfia-n appeared first on Alsat.
