Holanda ka fituar 2-1 ndaj Uzbekistanit në miqësoren e luajtur në New York. Ndeshja e fundit për të dy kombëtaret, para se të nisin rrugëtimin në Botëror.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Crysencio Summerville u pengua në zonë dhe arbitri dha penallti. 11-metërshin e mori përsipër Cody Gapko, i cili e ekzekutoi në mënyrën e duhur. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Tulipanët.

Në fund të kohës së rregullt, Holanda mbetet me një lojtar më pak, pasi Guus Til u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Mesfushori i PSV-së u fut si zëvendësues i Frenkie de Jong.

Në minutat shtesë, Uzbekistani barazon shifrat me Igor Sergeev, pas një aksioni të gjatë dhe mbi të gjitha mungesës së vëmendjes të mbrojtjes holandeze.

Në minutën e fundit shtesë, Rustam Ashurmatov shkakton faull brenda zonës. Arbitrja kryesore e takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Gapko, topi përfundon në rrjetë.

Sfida mbyllet 2-1, por lajmi më i keq për Holandën ishte dëmtimi i portierit Bart Verbruggen, i cila la fushën e lojës. Në vijim pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij.

SHIKOGOLAT

The post Holanda fiton në frymën e fundit ndaj Uzbekistanit në miqësore, shqetëson dëmtimi i portierit Verbruggen (video) appeared first on Telesport.