Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” nxori të martën një seri telefonash inteligjentë të aftë të funksionojnë me anë të “HarmonyOS NEXT”, sistemi operativ i krijuar prej vetë kompanisë i ndërtuar në mënyrë të pavarur nga arkitektura “Android”.
“HarmonyOS NEXT” u publikua më 22 tetor. Veçoritë e tij të zhvilluara plotësisht në mënyrë të pavarur përfshijnë bërthamën operative, bazën e të dhënave, gjuhën e programimit dhe kornizën e AI-së.

Falë “HarmonyOS NEXT” dhe konfigurimeve të reja të harduerit, performanca e disa telefonave inteligjentë të modeleve të reja është përmirësuar me 40 për qind në krahasim me disa modele të nxjerra në vitin 2023, sipas Yu Chengdong, drejtori ekzekutiv i “Huawei”.

Të dhënat nga “Huawei” tregojnë se deri më 22 tetor, më shumë se 15 000 aplikacione dhe metashërbime “HarmonyOS” ishin zhvilluar dhe vënë në dispozicion të përdoruesve, duke mbuluar 18 fusha të jetës së përditshme, si hartat, pagesat, blerjet, rrjetet sociale, videot e shkurtra, transportin dhe financa.
Të gjitha produktet e reja nga “Huawei”, duke përfshirë telefonat inteligjentë dhe kompjuterat tablet, do të pajisen me “HarmonyOS NEXT” nga viti 2025, bëri të ditur Yu.
