Pas një forme shumë të dobët gjatë sezonit të kaluar, gjë që i kushtoi mungesën në Kupën e Botës me Spanjën, Dean Hujisen është rikthyer në versionin e tij më të mirë te Real Madrid, këtë sezon.
Pavarësisht atij kartoni të kuq të marrë në derbin ndaj Atletico Madridit, 21-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në formacionin titullar të “Los Blancos” dhe mbi të gjitha po tregon një qëndrueshmëri, duke qenë një garanci për mbrojtjen e Real Madridit. Hujisen ka luajtur 952 minuta deri tani në 11 ndeshje.
Nën drejtimin e Jose Mourinho, Hujisen ka fituar gradualisht gjithnjë e më shumë vetëbesim. Trajneri portugez nuk i ka kursyer po ashtu aspak lëvdatat për mbrojtësin e ri, gjatë konferencave për shtyp.
The post Humbi Kupën e Botës, 21-vjeçari rilind nën drejtimin e Mourinho te Real Madrid appeared first on Telesport.
