Partizani u mund dje 1-3 nga Tirana në derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon. Kjo humbje ka rezultuar fatale për trajnerin e të kuqve, Florin Bratu, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit.
Vendimi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”, thuhet në njoftimin e klubit të kuq.
Kujtojmë se pas gjashtë javësh, Partizani renditet në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë.
The post Humbja në derbi kushton shumë. Partizani ndan rrugët me trajnerin rumun appeared first on Telesport.
