Në një intervistë të fundit për mediat braziliane, Carlo Ancelotti ka folur për kohën e tij te Real Madrid si dhe ka zbuluar ndeshjen ë vulosi largimin e tij nga klubi madrilen.

Edhe pse Reali është mundur 4 herë nga Barcelona këtë sezon, ndeshja që ka ndikuar në vendimin për largimin e Ancelotti-t nga Real Madrid ka qenë çerekfinalja në Champions League ndaj Arsenal, aty ku madrilenët ndeshjen e parë u mundën 3-0.

“Pas humbjes në “Emirates” ndaj Arsenal, fola me presidentin Florentino Perez dhe vendosëm bashkërisht që më e mira për ekipin ishte që unë të largohesha. Rezultatet e javëve të fundit nuk ishin ato që ne prisnim, loja po ashtu nuk ishte e mirë dhe e ndjeva se ishte koha e duhur që unë të bëja diçka. Si unë si Perez, kuptuam se ishte më mirë për Real Madridin që të bënte ndryshime”, tha Ancelotti.

The post Humbjet me Barcelonën? Jo! Ancelotti zbulon ndeshjen që vulosi largimin e tij nga Real Madrid appeared first on Telesport.