I pranishëm në “Parc des Princes” si komentator televiziv gjatë humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munich (1-2), Mats Hummels nuk i rezistoi tundimit për të thumbuar tifozët parizienë. Ish-mbrojtësi gjerman, 36 vjeç, së fundi i tërhequr nga futbolli, kujtoi natën magjike të dy viteve më parë kur Borussia Dortmund e eliminoi PSG-në në gjysmëfinalet e Champions League falë një goli të tij me kokë (1-0, 1-0).

Në “X” postoi fotografinë e atij goli, me mbishkrimin ironik: “Më mungojnë goditjet nga këndi këtu”. Postimi u përhap me shpejtësi dhe Borussia iu përgjigj me një mesazh nostalgjik: “Edhe neve”. Reagimet ishin të menjëhershme, entuziazëm nga tifozët gjermanë dhe irritim nga ata francezë, ende të lënduar nga ai eliminim.

Tashmë, si komentator për “Amazon Prime Video”, Hummels pa një tjetër kapitull të hidhur për PSG-në, të mposhtur nga një Bayern më cinik dhe i qëndrueshëm, duke treguar se eleganca dhe ironia e tij mbeten të paprekura edhe jashtë fushës.

Mats Hummels heads the only goal of the second leg in the 50th minute.

The post Hummels tërbon parizienët me postimin thumbues: Më mungojnë goditjet nga këndi në “Parc des Princes” appeared first on Telesport.