Dani Ceballos, mesfushori i Real-it, i është kundërpërgjigjur Diego Simeone-s, pas deklaratës së trajnerit argjentinas gjatë mesjavës për ndeshjen mes Real Madrid-it dhe Celta Vigo-s për Kupën e Mbretit, ku pati diskutime për golin e “Los Blancos”.
“Nuk e pashë ndeshjen. Nuk e di pse njerëzit befasohen me histori që duket se kanë vazhduar për njëqind vjet”, ishin fjalët e Diego Simeone-s për episodin e ndodhur në mesjavë, duke nënkuptuar se Real-i gjithmonë favorizohet nga arbitrat.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigjja nga kampi madrilen, ku Dani Ceballos ka thumbuar keq trajnerin argjentinas të Atletico-s, duke i kujtuar dy finalet e humbura ndaj Real-it në Champions League.
“Simeone akoma nuk i paska harruar dy finalet e humbura në Champions ndaj Real Madrid-it”, u shpreh Ceballos, pas fitores së djeshme të “Los Blancos” 4-1 ndaj Las Palmas.
The post “I djegin dy finalet e humbura”, mesfushori i Real-it i kundërpërgjigjet Diego Simeone-s appeared first on Telesport.
