Gjatë gjithë këtyre muajve, Enzo Fernandez është përfolur vazhdimisht për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit, gjatë verës së ardhshme. Në fakt, argjentinasi është një nga emrat në listën e gjatë të mesfushorëve që po ndjek klubi madrilen, ku të paktën njëri prej tyre do të transferohet në verë.

Përveç Enzo Fernandez, bëhet fjalë për emra me peshë si Vitinha, Joao Neves, Alexis Mac Allister, Sandro Tonali etj. Nga të gjithë këto emra, njëri prej tyre duket se i është vetëofruar klubit madrilen dhe bëhet pikërisht fjalë për Enzo Fernandez. Kjo gjë është konfirmuar nga Eduardo Inda në programin “El Chiringuito de Jugones”.

“Pas humbjes së Chelsea-t ndaj PSG-së në ndeshjen e parë, Enzo Fernandez ka pyetur përsëri për Real Madridin. Përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me drejtuesit e Real Madrid”, tha Eduardo Inda.

Megjithatë, largimi i Enzo Fernandez nga Chelsea duket shumë i kopmlikuar. “Blutë” janë shprehur vazhdimisht që nuk e llogarisin largimin e Fernandez, i cili është nën kontratë me ta deri në vitin 2032. Vlera në treg e argjentinasit aktualisht llogaritet 90 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt. Por, në rast largimi, Chelsea do të kërkojë 120-150 milionë euro për ta lënë të lirë.

The post “I është vetëofruar Real Madridit”, ylli i Premier League nuk e fsheh më dëshirën e tij appeared first on Telesport.