Milan fitoi mbrëmë 3-2 ndaj Atalantës, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e cila mund të kishte përfunduar me rezultat më të thellë, nëse Gonçalo Ramos do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Portugezi u tregua i saktë në penalltinë e parë, por jo në të dytën, e cila u prit nga portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi.

“Te penalltia e parë, u ndala dhe vëzhgova portierin. Te e dyta, desha të ndryshoja qasje, sepse mendova se ai do të priste që unë të ndalesha. Nuk e bëri, ndaj i heq kapelën portierit të Atalantës”, tha Ramos në intervistën pas ndeshjes.

Ndër të tjera, sulmuesi portugez zbuloi dhe kërkesën që trajneri Ruben Amorim i ka bërë atij. “Trajneri më ka kërkuar gjithashtu që të qëndroj më shumë brenda zonës dhe të mos largohem nga pozicioni im. Ndaj Atalantës qëndrova më gjatë në zonë, ose të paktën u përpoqa ta bëja këtë; në ndeshjet e ardhshme do të synojmë të kemi më shumë lojtarë në zonën e sulmit: unë, Camarda apo kushdo tjetër që luan, do të qëndrojmë më shumë brenda zonës”, shtoi Ramos.

The post “I heq kapelën”, Gonçalo Ramos zbulon arsyen pse humbi penalltinë e dytë ndaj Atalantës appeared first on Telesport.