Wesley Sneijder ka kritikuar haptazi Shoqatën Holandeze për zgjedhjen e Xavi Hernandez si trajnerin e tyre të ri. Ish-mesfushori kritikoi ashpër politikën e ndjekur nga Shoqata Holandeze e Futbollit për licencat e trajnerit, duke e konsideruar si një kontradiktë të hapur mënyrën se si trajtohen trajnerë të ndryshëm.

“Xavi mori licencat e trajnerit A, B dhe Pro brenda katër javësh. E shoh si diçka shumë të çuditshme që ata të zgjidhnin një trajner që as nuk i plotëson kërkesat e vetë Shoqatës Holandeze të Futbollit”, tha Sneijder në një intervistë për Foot Mercato.

Ish-lojtari i kombëtares holandeze e bëri të qartë se nuk vinte në dyshim aftësitë e Xavit si trajner por ai është i pakënaqur me mënyrën se si Shoqata e trajton licencimin.

Karriera e tij si trajner përfundoi pa nisur mirë në vitin 2021, pas një mosmarrëveshjeje me Shoqatën Holandeze tFoot Mercato Futbollit mbi kërkesën e tij për mbështetje më të personalizuar për ish-lojtarët me përvojë të madhe.

The post “I mori licensat brenda katër javësh”, Wesley Sneijder kritikon Shoqatën Holandeze për Xavi-n appeared first on Telesport.