Hansi Flick i kërkoi vazhdimisht klubit t’i sillte një numër 9 në këtë merkato vere. Klubi u përpoq të transferonte Julián Álvarez, por gjithçka u bë e pamundur për shkak të refuzimit kategorik të Atlético Madridit për të negociuar me Barcelonën. Është e vërtetë se, në fund, i sollën Gabriel Jesús, por ai nuk është sulmuesi i madh që duhej të zëvendësonte Lewandowskin dhe të shënonte 30 gola në sezon.
Kështu, trajnerit gjerman iu desh t’i kërkonte zgjidhjet brenda shtëpisë. Në dispozicion kishte Dani Olmo, Gordon, Adeyemi dhe Raphinha. Flick zgjodhi Raphinha në fillim të këtij sezoni, duke e aktivizuar në qendër të sulmit gjatë miqësoreve dhe tri javëve të para të La Liga-s.
Zgjidhja emergjente ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm. Askush nuk e priste fillimin e sezonit që ka bërë Raphinha. Ai ka shënuar 5 gola në 228 minuta, duke kryesuar “Pichichi” para Mbappé: një gol çdo 45.6 minuta.
Në sezonet e mëparshme, për të arritur 5 gola, Raphinhës i duheshin 28, 24, 10 dhe 13 ndeshje. Këtë sezon i mjaftuan vetëm tri. Sezoni i tij më i mirë ishte 2024/25, me 34 gola në të gjitha kompeticionet.
The post I mungon “9” që zëvendëson Lewandowski, ja “shpikja” e habitshme dhe e papritur e Flick appeared first on Telesport.
