Pas publikimit të këngës së tij “Cibeles”, Sergio Ramos vendosi një fanellë të nënshkruar të Real Madridit në shatërvanin e famshëm “Fuente de Cibeles”, në Madrid. Në videon e ndarë në Instagram, ai tha: “Kjo është fanella që do ta lë në ‘Cibeles’ pas xhirimit të videoklipit. Të shohim, cili do të jetë i pari që do ta marrë. Shpresoj ta ruani me të njëjtën dashuri dhe emocion si unë. Hala Madrid! Dëgjojeni këngën ‘Cibeles’, do t’ju pëlqejë”.

Ramos shkroi në fanellë: “Urime që arrite i pari në ‘Cibeles’. Përshëndetje nga kapiteni. Hala Madrid!” Fanella nuk qëndroi gjatë. Një djalë iranian e pa Ramosin dhe vrapoi për ta marrë, duke thënë: “Isha te Puerta de Alcalá dhe pashë videon. Nuk kam fjalë. Sergio është një legjendë”.

Ganador

Ramos debutoi në muzikë më 31 gusht dhe kishte nisur promovimin disa ditë më parë me një furgon të “Cibeles”, që kishte frazën “Më kërkove të fluturoja…” dhe firmën e tij SR93, para se të zbulonte këngën “Cibeles”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, porta e Brandenburgut, Shatërvani Trevi dhe Sheshi Spanja

The post “I pari që arrin e merr’; Ramos bën dhuratën e ëndrrave në shatërvanin e famshëm (video) appeared first on Telesport.