Zëvendëskryeminsitri për Qeverisje të Mirë nga radhët e ASH-së, Arben Fetai në Daily Click foli edhe për mbledhjen e fundit të partisë, ku u zgjodh kryetar i Kuvendit të ASH-së. Fetai tha se paraardhësi i tij refuzonte të thirrte kuvendin partiak, por siç shtoi tani qasje do të jetë më ndryshe kuvendi të të mblidhet çdo 3 muaj.
Ndërkaq, Fetai bëri të ditur se për të dielën ka thirrur kuvendin e partisë, me çka siç potencoi funksionarët e ASH-së do të raportojnë për 6 muajt e para të Qeverisë.
“Të jesh kryetar i Kuvendit të partisë për mua është një nderë. Kemi parasysh edhe periudhën paraprake në atë pozitë ose njeriu që barte atë pozitë kemi pasur telashe një periudhë pak traumatike sepse zotëriu në fjalë refutonte ta thërriste kuvendin për më tepër se një vit duke bllokuar kështu vendimmarrjen partiake. Tani qasja është krejtësisht e kundërt, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo 3 muaj për të siguruar raportim, transparencë rreth punës. Këtë të diel e kemi thirrur mbledhejn e Kuvendit të partiës ku funksionarët do të raportojnë për 6 muajt e para të qeverisë”, tha Arben Fetai në emisionin Daily Click në TV21.
