Arijon Ibrahimovic është futbollisti shqiptar që sapo ka arritur në qytetin e Romës për të nënshkruar me klubin e ri.
Ibrahimovic do të nënshkruaj kontratë me Lazion, në formë huazimi – por klubi italian ka të drejt blerje në fund të sezonit për 8/10 milionë euro.
Mesfushori u largua nga Bayern Munchen dhe gjatë këtij vikendi ishte në stol për herë të fundit me ekipin “bavarez”
Ibra shqiptar e njeh shumë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Frosinones.

