Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria, në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për koalicionin VLEN. Ibrahimi tha se ky koalicion ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Sipas Ibrahimit, VLEN-i në Qeveri ka bërë mrekulli.

“VLEN-i ka lindur në momentin dhe kohën e duhur. Ka bërë mrekulli me këto kapacitete të vogla duke i ngjitur copëzat kena mbërri me e fituar shtetin. Jam i bindur në këtë cka po e them. Kena mbërri me e fituar shtetin dhe me vendos një vizion ndryshe për qeverisje edhe politikën shqiptarët me e pa ndryshe”, tha Orhan Ibrahimi në Click Plus në TV21.