Zlatan Ibrahimovic është plotësisht i bindur, Spanja është favoritja kryesore sipas tij për të fituar në finalen e sotme ndaj Argjentinës.

“Spanja e kontrolloi plotësisht ndeshjen e saj kundër Francës. Mendoj se ata mund të bëjnë të njëjtën performancë kundër Argjentinës.

Spanjollët do të diktojnë ndeshjen me lojën e tyre të posedimit të topit. Argjentina nuk është një ekip që mbështetet kryesisht në kundërsulme.

Unë besoj se Spanja do t’i qëndrojë besnike identitetit të saj. Puna e tyre në grup është forca e tyre më e madhe dhe, sipas mendimit tim, Spanja do ta dominojë këtë finale”, tha Ibrahimovic në një intervistë për FOX Sports.

The post Ibrahimovic nuk ka pikë dyshimi, tregon ekipin favorit për finalen e sotme appeared first on Telesport.