Zlatan Ibrahimović, pothuajse një javë pas përfundimit të sezonit, ka përdorur profilin personal në Instagram për të shprehur mendimin e tij mbi sezonin e Milanit dhe rilançuar sfidën për sezonin 2025–2026.

Këshilltari i lartë i “RedBird” ka theksuar se bilanci i rezultateve të arritura nga kuqezinjtë në këtë sezon të trazuar është negativ, por gabimet e bëra “janë zjarri mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja”.

Suedezi e ka mbyllur me një mesazh në stilin e tij për t’i motivuar tifozët e zemëruar nga zhgënjimet e dy viteve të fundit.

Ibrahimović ishte një nga drejtuesit më të kritikuar nga “Curva Sud” gjatë protestës së madhe para “Casa Milan”, përpara ndeshjes së fundit të Serie A kundër Monzës. Pas disa ditësh heshtjeje, ish-sulmuesi u shpreh në rrjetet sociale, duke shfaqur gjithë zhgënjimin e tij për sezonin, fillimisht nën drejtimin e Paulo Fonseca dhe më pas Sérgio Conceição:

“Ky nuk ishte sezoni që kemi ëndërruar. Nuk ishte për çfarë kemi luftuar. Një trofe, një finale e humbur e Kupës së Italisë janë jo të mjaftueshme për një klub si i yni”.

Në pjesën e dytë të postimit të tij, Ibra shfaq dëshirën për hakmarrje sportive: “Këtë sezon mund ta kemi humbur betejën, por e ardhmja do të tregojë kush do ta fitojë luftën. Do të ngrihemi, do të rritemi dhe do të rikthehemi më të fortë. Forca Milan, gjithmonë!”

The post Ibrahimović thyen heshtjen: Këtë sezon e humbëm betejën, e ardhmja tregon kush do ta fitojë luftën appeared first on Telesport.