Mauro Icardi ka shprehur dashurinë e tij të madhe për China Suarez në një postim në Instagram, duke dedikuar fjalë të ëmbla për atë që tani është e dashura e tij e re.
Ai shkroi: “Thonë që historitë më të bukura fillojnë kur më pak i pret. Kush e di, janë gjëra të fatit. Ky fat gjen gjithmonë mënyrën për t’i bashkuar dy njerëz, nuk ka rëndësi sa kohë kalon apo sa rrugë duhet të kalosh”.
Veç këtyre fjalëve të ndjera, sulmuesi i Galatasaray postoi gjithashtu disa foto me këngëtaren dhe aktoren. Wanda Nara është tashmë një kapitull i kaluar.
Ja vazhdimi i postimit të Icardit për China Suarez: “Ka takime që duken të shkruara në yje, ato që si fëmijë i shikonim çdo natë dhe ëndërronim shumë gjëra. Sot nuk kam nevojë për sinjale të tjera. E di që me ty jam aty ku duhet të jem”.
The post Icardi, i dashuruar çmendurisht pas China Suarez: Me ty jam aty ku dua të jem appeared first on Telesport.

