E ardhmja e Mohamed Salah është një nga dilemat më të mëdha të kësaj vere. Egjiptiani vendosi të largohej nga Liverpool në fund të sezonit të kaluar, edhe pse kontrata e tij me të kuqtë skadon në qershor të vitit 2027.

Interesi për Salah është shumë i madh, si brenda Europës, ashtu edhe MLS apo Arabia Saudite. Megjithatë, egjiptiani ka një tjetër plan në mendje. Burime të ndryshme nga Anglia bëjnë me dije se Salah dëshiron të qëndrojë ende në Premier League dhe të rikthehet te Chelsea.

Mesa duket, Salah është i bindur që nuk e ka kryer ende misionin me “Blutë” e Londrës dhe dëshiron të rikthehet sërish, pasi eksperienca e parë te londinezët ka qenë zhgënjyese. Salah u transferua nga Basel te Chelsea në vitin 2014, por rezultoi një zhgënjim i vërtetë. më pas filluan huazimet e njëpasnjëshme, derisa u shit te Roma në vitin 2016, për 23 milionë euro.

The post Ideja e bujshme e Salah, egjiptiani kërkon të qëndrojë ende në Premier League dhe të rikthehet te Chelsea appeared first on Telesport.