Përveç interesit të vazhdueshëm të PSG, Liverpool e Manchester City, në garë për transferimin e Ferran Torres është futur edhe Real Madrid.
Sipas asaj që raporton prestigjozja franceze L’Equipe, klubi madrilen po e monitoron nga afër situatën e sulmuesit valencian dhe e sheh atë si një përforcim ideal për sulmin dhe mbi të gjitha për skemat dhe formacionin që përdor Jose Mourinho.
Heroi i finales së Botërorit, i cili me golin e tij në shtesë i dha trofeun Spanjës, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se Ferran Torres do të ejtë një nga personazhet kryesore deri në fund të afatit të merkatos.
The post Ideja e çmendur e Real Madrid, gati të tentojë transferimin e shekullit… nga rivalët e përjetshëm appeared first on Telesport.
