Rafael Leao tashmë ka bërë të ditur që do të largohet nga Milan dhe momentalisht ëhstë në kërkim të një ekipi të ri. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit kuqezi po ndjekin disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të portugezit.
Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se emri i aprë në listën e kuqeiznjve është Geny Catamo, 25-vjeçari mozambikas që luan te Sporting Lisbon.
Ai mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, madje edhe si mbrojtës anësor. Sezonin e fundit, Catamo ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 42 ndeshje.
Largimi nga Sporting Lisbon nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur se është nën kontratë deri në vitin 2028. Sporting i ka vendosur një klauzolë largimi 70 milionë euro, ndërsa oferta e parë e Milanit është vetëm 35 milionë euro. Për Catamo interesohet seriozisht edhe Como.
The post Ikën Leao, Milan vihet pas sulmuesit që kushton 70 mln euro. Oferta e parë e kuqezinjve është shumë larg pritshmërive appeared first on Telesport.
