Zemra e Ilary Blasi ka filluar të rrahë sërish falë Bastian Muller, një sipërmarrës dhe ish-model gjerman, që e njohu rastësisht në aeroportin e Nju Jorkut. “Një fallxhore më kishte thënë që në SHBA do të takoja burrin e jetës sime dhe kjo ndodhi në sekondën e fundit, ndërsa po prisja fluturimin për kthim.

Quajeni rastësi, fat i mirë, por Bastian u afrua dhe më pyeti si quhesha për të më ndjekur në Instagram. Unë kisha mbetur te traditat e vjetra, me numrin e telefonit, pasi isha jashtë tregut prej 20 vitesh, – ka treguar ish-bashkëshortja e Francesco Tottit për revistën “Chi”

. – Bastian më bën të ndihem e veçantë. Shpesh thuhet që gjermanët janë të ftohtë, por ai është shumë romantik, madje më romantik se unë”.

Ajo zbuloi gjithashtu se Muller nuk dinte asgjë për të, duke shtuar: “Në Gjermani njohin vetëm Michelle Hunziker, qysh në takimin e dytë më ofroi shampanjë”.

Sipas thashethemeve të fundit, Ilary Blasi ka refuzuar drejtimin e programeve “La Talpa” dhe “L’Isola dei Famosi”. Në lidhje me këtë, ajo ka sqaruar: “Është e vështirë për t’u shpjeguar, duhet të të entuziazmojnë projektet. Nëse e kupton që vendi yt nuk është aty, nuk duhet ta marrësh me zor drejtimin e një programi.

Them më shumë ‘jo’ sesa ‘po’ dhe çdo herë marr një rrezik, veproj me instinkt. Edhe kur përfundoi ‘Passaparola’, nuk pranova asnjë program sportiv, ishte e parashikueshme. Vendosa të mos e bëja. Pastaj në televizion nuk luaj një rol. Shumë njerëzve nuk iu pëlqej, por Ilary është tashmë një stil jetese”.

The post Ilary Blasi tregon njohjen në aeroport me partnerin e ri gjerman: Një fallxhore ma kishte parashikuar… appeared first on Telesport.