Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti në shenjë revolte sot ka braktisur seancën e Komisionit Kuvendor, pasi që ligjet u janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe.
“Mua më mbetet të braktis këtë seancë në shenjë revolte, derisa Inspektorati të japë përgjigje konkrete se çfarë ndodh me përdorimin e gjuhës nga ana e kësaj Qeverie”, tha Ilire Dauti – deputete e Frontit Europian.
