Analisti Imer Selmani ka dalë me parashikim për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në Debat 21 në TV21, ai tha se bashkë me zgjedhjet në raundin e dytë, koalicioni qeveritar pritet të amrrë 85% të komunave.

Sipas Selmanit, dallimi mes AKI-së dhe VLEN do të jetë më e ngushtë vetëm në numrin e këshilltarëve.

“Diku, mbi 80%, ndoshta 85% të komunave do të jetë fitues koalicioni qeveritar, do të thotë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Në nivel të këshilltarëve numri do të jetë më i balancuar, por fitore në nivel të komunës, kur edhe me 1 votë plus fitohet, dukshëm është në favor të VLEN-it. Ndoshta edhe vetë VLEN-i, kur do t’i marrë këto rezultate në fund do të jetë i befasuar”, tha Selmani.