Skuadra e Feniksit arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe në sekondat e fundit ndaj Minesota-s me rezultatin 108-105. Një përballje e fortë mes dy ekipeve që synojnë një vend në play off në Perëndim. Të gjithë titullarët e Feniksit realizuan mbi 10 pikë, ndërsa 40 pikët e Entoni Eduards për vendasit mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton skuadra e Indiana, që në shtëpi mposhti 116-105 Sakramenton. Për vendasit, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Nembhard me 28 pikë e 12 asist më i miri).

Fitore të vështirë arriti San Antonio, që pas një loje spektakolare mundi 135-132 Nju Orlinsit. 7 lojtarë të Spurs shënuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri stoli nga ku erdhën 68 pikë. Kuin dhe Marfi realizuan 65 pikë për vendasit, por që nuk mjaftuan.

NBA-Rezultatet

Indiana – Sakramento, 116-105

Minesota – Feniks, 105-108

Nju Orlins – San Antonio, 132-135

The post Indiana pa probleme ndaj Sakramentos, San Antonio triumfon jashtë fushe appeared first on Alsat.