Gazetar: Angell Dimovski

Industria e tekstilit në Maqedoninë e Veriut po shuhet. Pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe emigrimi i vazhdueshëm po çojnë në zbrazjen e fabrikave dhe në shuarjen graduale të një prej degëve dikur më të forta. Lupço Radovski nga Sindikata e Punëtorëve të Tekstilit thotë se në dy vjet, më shumë se 10,000 punëtorë tekstili i kanë lënë vendet e tyre të punës.

“Duhet të them se të rinjtë nuk duan të punojnë në industrinë e tekstilit, sepse ne si sindikatë theksojmë se pagat janë të ulëta, me dy paga tekstili që mesatarisht janë nga 27.000 deri në 36.000 denarë, edhe nëse të dy bashkëshortët punojnë në industrinë e tekstilit, nuk mund ta mbulojnë shportën sindikale minimale. Nuk respektohen të drejtat nga marrëdhëniet e punës dhe nga kontrata kolektive e përgjithshme, që nënkuptojnë shtesa në pagë, K–15, kushte pune, pushim vjetor dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu është i pranishëm mobingu, ndërsa puna jashtë orarit nuk paguhet”, tha Lupço Radovskit – LSM.

Mbyllja e përditshme e kompanive të tekstilit ndodh për shkak të rënies së kërkesës, mosinteresimi i të rinjve, si dhe humbja e konkurrueshmërisë, thotë Angell Dimitrov nga organizata e punëdhënësve.

“Ne mund të dallojmë dy periudha të zvogëlimit të numrit të punëtorëve në sektorin e tekstilit, veçanërisht në prodhimin e veshjeve. Periudha e parë është diku nga viti 2010–2011 deri në vitin 2021, kur faktorët kryesorë ishin mospërfillja e të rinjve për këtë sektor, numri i pamjaftueshëm i tyre e kështu me radhë, por megjithatë kishim sasi të mjaftueshme për punë dhe atëherë rënia ishte diku 2–3% në vit”, tha Angel Dimitrov, organizata e punëdhënësve.
Dimitrov, paralajmëron se pagat në industrinë e tekstilit gjatë viteve të fundit janë rritur dukshëm, gjë që e ka bërë vendin tonë shumë të shtrenjtë për brendet botërore. Për këtë arsye, në vend që të vazhdojnë të porosisin prodhime këtu, ata kanë vendosur të orientohen drejt vendeve të tjera, ku materialet dhe fuqia punëtore kushtojnë shumë më lirë. Nëse ky trend vazhdon, Dimitrov thotë se ekziston rreziku që industria e tekstilit në Maqedoninë e Veriut të shuhet plotësisht./Alsat.mk

 

The post Industria tekstile në vend po përballet me rënie serioze appeared first on Alsat.