“Ne kemi shitur 100% të biletave që kemi lëshuar në treg, që është rreth 90% e totalit deri më tani. Dhe sigurisht, ne vazhdojmë të lëshojmë bileta“. është kjo deklarata e dhënë para kongresit nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai iu drejtua ankesave në lidhje me koston e biletave të Kupës së Botës, por komentet e tij u drejtoheshin presidentëve të shoqatave anëtare, jo tifozëve. “Sigurisht, ka bileta të shtrenjta dhe ka edhe bileta më të përballueshme”.

“Dhe, gjëja e rëndësishme është që të gjitha të ardhurat që gjenerojmë globalisht të kthehen tek ju, të kthehen në të gjithë botën dhe të financojnë futbollin në të gjitha vendet tuaja“, shtoi Infantino.

Më parë këtë javë, FIFA njoftoi se do të paguante 100 milionë dollarë shtesë për kombet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për të ndihmuar në mbulimin e kostove më të larta se sa pritej.

Të martën, këshilli i FIFA-s miratoi një rritje prej 2 milionë dollarësh në pagesat bazë për secilën shoqatë, duke i çuar ato në një minimum prej 12.5 milionë dollarësh. Organi drejtues pret që turneu të gjenerojë të paktën 11 miliardë dollarë të ardhura.

The post Infantino: Ka të shtrenjta dhe të përballueshme, kemi shitur 90% të biletave të botërorit appeared first on Telesport.