Gazetar: Angell Dimovski

Inflacioni është rritur për 4,5 për qind, ndërsa qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të lartë të jetesës. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka vërejtur rritje të çmimeve në markete, por për momentin nuk ka masa konkrete. Mickoski thotë se Qeveria ka mekanizma në dispozicion, por në këtë moment prioritet është ndjekja e situatës.

“Absolutisht pajtohem me ju se çmimet janë të larta dhe se ajo që ne si qeveri e bëjmë, dhe që e kemi në dispozicion, është të kemi masa të ardhshme mikro të targetuara, por po e ndjekim situatën dhe do të marrim masa në varësi të zhvillimit të situatës, sepse megjithatë duhet të kemi parasysh se këtë vit po kthejmë 2,5 miliardë euro borxhe të vjetra, se këtë vit po e kthejmë tatimin solidar që tashmë kemi filluar ta kthejmë, se po i paguajmë marrëveshjet kolektive e kështu me radhë, dhe na goditën dy kriza – ajo në Ukrainë dhe ajo në Gjirin Persik”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër/

Ekonomisti Ali Maksuti thotë se Qeveria nuk guxon të presë, por duhet urgjentisht të ndërmarrë masa, si rritja e normave të interesit, kontrollimi i marzhave dhe ulja e përkohshme e normave tatimore.

Sipas ekspertëve në këtë periudhë është e domosdoshme të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e standardit të qytetarëve./Alsat.mk.

The post Inflacioni është rritur për 4,5 për qind, ndërsa qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të lartë të jetesës appeared first on Alsat.