Inspektorati Sanitar-Shëndetësor, i cili ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve pas vdekjes së foshnjës shtatëmuajshe, i propozoi Ministrisë së Shëndetësisë që të iniciojë procedurë për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e foshnjës, transmeton TV21.
Nga kontrolli i jashtëzakonshëm, u konstatua se në Klinikën e Fëmijëve ende nuk është zgjidhur problemi me praninë e detyrueshme të specialistit në ambulancë, për çka zhvillohet një procedurë kundërvajtëse. Gjithashtu u konstatua se dokumentacioni mjekësor është krijuar nga mjekë që nuk janë të pranishëm në punë, për të cilin Inspektorati dorëzoi vendim, afatet e të cilit po skadojnë. Pas informacionit për vdekjen e foshnjës, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, tha se janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor.
