Sipas inteligjencës artificiale “Grok”, favoriti është Ousmane Dembele, kampion i Europës me PSZH. AI, e zhvilluar nga “xAI” dhe me akses direkt te të dhënat e rrjetit “X”, parashikon triumfin e francezit me 485 pikë, duke lënë pas Lamine Jamal të Barcelonës me 412 pikë. Në vendin e tretë renditet Vitinja (358), ndjekur nga Rafinja.
Modeli u bazua te statistikat, dinamika e votimit të 100 gazetarëve (sistemi 6-4-3-2-1) dhe ndjenja e shfaqur në rrjetet sociale.
“Dembélé u bë motori kreativ i PSZH-së në sezonin historik, me triumfin e parë në Ligën e Kampionëve (5-0 ndaj Interit në finale) dhe katër trofe në total, me gola e asiste vendimtarë pas rikthimit nga dëmtimet”, shkruan “Grok”.
Sipas AI, “Topi i Artë” shpesh i shpërblen figurat kyçe të sukseseve kolektive epike, kësaj here gara duket një duel mes PSZH-së dhe Barcelonës.
Klasifikimi final i “Topit të Artë” 2025, sipas Grok (IA):
1.Ousmane Dembele (Francë, PSZH) – 485 pikë
2.Lamine Jamal (Spanjë, Barcelona) – 412 pikë
3.Vitinja (Portugali, PSZH) – 358 pikë
4.Rafinja (Brazil, Barcelona) – 295 pikë
5.Mohamed Sallah (Egjipt, Liverpull) – 242 pikë
6.Kviça Kvaratskhelia (Gjeorgji, Napoli/PSZH) – 198 pikë
7.Ashraf Hakimi (Marok, PSZH) – 165 pikë
8.Nuno Mendes (Portugali, PSZH) – 132 pikë
9.Fabian Ruiz (Spanjë, PSZH) – 108 pikë
10.Kilian Mbape (Francë, Real Madrid) – 85 pikë
The post Inteligjenca Artificiale zbulon se kush është fituesi i çmimit “Topi i Artë” appeared first on Alsat.
