Intensifikohet puna për riparimin e rrugëve të tërmetit në Xizang

Kina ka ndarë 30 milionë juanë (rreth 4.17 milionë dollarë amerikanë) për të rregulluar rrugët e dëmtuara nga tërmeti në Rajonin Autonom Xizang, njoftoi Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Fondet, të ndara së bashku me Ministrinë e Transportit, sipas ministrisë, do të ndihmojnë gjithashtu në gjetjen e rreziqeve të fshehura në rrugë dhe ura, parandalimin e fatkeqësive dytësore dhe garantimin e transportit të qetë të ndihmave emergjente dhe materialeve të jetesës.

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi qarkun Dingri në Xizang të martën në mëngjes, duke shkaktuar vdekjen e 126 personave.

Në zonat e goditura nga tërmeti janë rikthyer shërbimet e telekomunikacionit, aksesi rrugor dhe energjia elektrike.