Sonte në “San Siro” luhet gjysmëfinalja e kthimit mes Inter-it dhe Barcelonës, për të vendosur ekipin e parë që do të kualifikohet në finalen e madhe. “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi zikaltër ka fituar sot 14 milionë euro vetëm nga shitja e biletave, duke tejkaluar rekordin e vendosur në gjysmëfinalen e Champions League në vitin 2023 ndaj Milanit, që ishte 12.5 milionë euro. “San Siro” sot do jetë i mbushur plot në kapacitetin e tij maksimal, ku 4500 tifozë do jenë të Barcelonës dhe pjesa tjetër gjithë zikaltër.
Në rast se Interi eleminon sot Barcelonën dhe do shkojë në finale, fiton automatikisht 18.5 milionë euro të tjera, këtë herë nga UEFA, në rast se arrinë të ngrejë dhe trofeun në fund, kjo shifër do shkojë në 25 milionë euro. Sipas raportimit në fjalë, Inter ka fituar deri më tani në këtë sezon në Champions League 115 milionë euro. duke përfshirë të ardhurat nga të drejtat televizive, shitja e biletave dhe të ardhurat e tjera.
Shifra 115 milionë euro do bëhet akoma dhe më e madhe, nëse Interi shkon në finale, atëherë e ka të sigurt që vlera që do përfitojë shkon në 133 milionë euro, në rast se fiton edhe trofeun shkon mbi 140 milionë euro.
The post Inter-Barcelona, zikaltrit thyejnë rekordin e gjysmëfinales ndaj Milanit në vitin 2023 dhe “mbushin” arkën appeared first on Telesport.
