Ish-numri 10 i Interit, Lothar Matthäus, ka dhënë një intervistë për “Abendzeitung”, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich: “Në gjoksin tim rrahin dy zemra. Nuk është e bukur ndjesia kur duhet të vuash apo të qash bashkë me një skuadër.
Mrekullia në Milano ka ndodhur tashmë dhe Bayerni, ashtu si futbolli gjerman, ka kujtime të mëdha nga ‘San Siro’. Asgjë nuk është ende e humbur. Në ndeshjen e parë u panë qartë pikat e dobëta të Bayernit, çaloi shumë në mbrojtje.
Bavarezët kishin mangësi dhe ishin shumë të ngadaltë në duelet një kundër një. Iu mungojnë katër titullarë: Jamal Musiala, Manuel Neuer, Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies, katër lojtarë të mëdhenj, por megjithatë Bayerni ka mundësi të mëdha për të kaluar më tej. Në mbrojtje, i vetmi titullar i pranishëm është Kim, por edhe ai ka problemet e veta.
Nëse Interi është i zgjuar, do ta sulmojë Bayernin. Skuadrës bavareze nuk i pëlqen të shtypet dhe të mos ketë hapësira për të marrë frymë. Bayerni duhet fillimisht të shënojë një gol dhe të mos pësojë, pastaj loja do të rifillojë nga e para. Ata kanë durim, përvojë dhe gjithashtu cilësi.
Kane? Shpresoj që t’i ketë ruajtur golat për të mërkurën. Ndoshta do të përfitojë nga momenti vendimtar në Milano për ta çuar Bayernin në gjysmëfinale. Barcelona është favorite në Europë. Flick mishëron stilin që e ka bërë të famshme Barcelonën. Hansi gjithmonë ka luajtur futboll spektakolar, është impresionues”.
The post Inter-Bayern në “skanerin” e Matthäus: Shpresoj që Kane t’i ketë ruajtur golat… appeared first on Telesport.
