Lazio dhe Inter do të ndeshen dy herë mes tyre brenda 4 ditësh. Në sfidën e sotme të luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, Inter fitoi 0-3.

Inter gjeti avantazhin që në minutën e 6-të me Lautaro Martinez. Kapiteni shënoi pas asistit të Marcus Thuram. Në minutën e 39-të, ishte Petar Susic që dyfishoi shifrat, pas asistit të Martinez.

Mesfushori kroat shënoi një gol të jashtëzakonshëm me një goditje fantastike nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Interin. Në minutën e 59-të, Lazio mbetet me një lojtar më pak, pasi Alessio Romagnoli ndëshkohet me karton të kuq për fuallin e rëndë ndaj Ange-Yoan Bonny.

Në minutën e 76-të ishte Henrikh Mkhitaryan që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 0-3 për Interin. Pas 4 ditësh, më 13 maj po në “Olimpico”, Inter dhe Lazio do të përballen në finalen e Kupës së Italisë.

 

SHIKOGOLAT

The post Inter fiton bindshëm në betejën e parë ndaj Lazio-s. E dyta do të luhet të mërkurën (video) appeared first on Telesport.