Inter ka fituar 2-1 ndaj Udineses në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Serie A. Një aksion i bukur i zikaltërve, Federico Dimarco asiston për Marko Arnautovic, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 12-të.
Në minutën e 28-të, Dimarco asiston sërish, por këtë herë për Davdie Frattesi, i cili shënon golin e dytë për zikaltrit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.
Në minutën e 71-të, Oumar Solet shënon një gol shumë të bukur për Udinesen duke zënë në befasi zikaltrit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Inter fiton 2-1.
Pas kësaj fitoreje, Inter kryeson me 67 pikë, momentalisht 6 pikë më shumë se Napoli, i cili përballet në mbrëmje me Milan-in. Duhet përmendur fakti që Simone Inzaghi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj arbitrit. Përsa i përket mesufshorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani, ai aktivizua në minutën e 64-të në vend të Calhanoglu dhe në minutat shtesë u ndëshkua me karton të verdhë për një faull.
The post Inter fiton ndaj Udinese-s dhe rrit presionin te Napoli! Inzaghi me të kuq (video) appeared first on Telesport.
